Clafoutis me luleshtrydhe

Receta | April 6, 2015 | By

imageClafoutis është një ëmbëlsirë tipike franceze. Clafoutis më i njohur për mua është ai me qershia por deri sa te vijë koha e qershiave mendova të provoj një me luleshtrydhe. Clafoutis të kujton pudingun dhe ka një shije qumështi të ëmbël që përqafohet shumë mirë me shijen pak të athët të lulështrydheve. Është një ëmbëlsirë përfekte për të gjithë familjen dhe ju këshilloj të nxitoni t’a provoni

Clafoutis me luleshtrydhe
Write a review
Print
Prep Time
10 min
Cook Time
40 min
Total Time
50 min
Prep Time
10 min
Cook Time
40 min
Total Time
50 min
Ingredients
  1. 300 gr luleshtrydhe
  2. 250 gr mascarpone (ose 120 gr djath Philadelphia)
  3. 3 veze
  4. 120 gr sheqer
  5. 50 gr miell
  6. 80 ml qumesht
  7. Vanilje
Instructions
  1. Në një tas përzieni mirë mascarponen me sheqrin dhe qumështin. Shtoni vezët një e nga një duke përzier vazhdimisht. Më pas shtoni miellin dhe vaniljen. Masën hidheni në një ene të lyer me gjalp dhe sipër vendosni një e nga një luleshtrydhet të ndara në mes. Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë për 40 min deri sat ë ketë marrë një ngjyrë të artë. Kur t’a servirni pluhuroseni me sheqer pluhur
Inasweets http://inasweets.com/
image

Torta me çokollatë

Dessert | January 30, 2015 | By

Photo(1)Kjo është torta me çokollatë më e mirë në botë. Me këtë tortë nuk do të bëni as njëherë figurë të keqe. Një tortë si ato nëpër filma. Është një rëcetë shumë e thjeshtë për t’u pregatitur dhe rezultati një tortë super e butë. Përbërësit që po ju sjell më poshtë janë për një tortë me diametër 24 cm. Photo

Torta me çokollatë
Write a review
Print
Prep Time
10 min
Cook Time
50 min
Prep Time
10 min
Cook Time
50 min
Per torten
  1. 300 gr miell
  2. 425 gr sheqer
  3. 50 gr kakao
  4. Fryrës ëmbëlsirash
  5. 2 vezë
  6. 200 ml kafe
  7. 200 ml dhallë ose qumësht me disa pika limoni
  8. 120 ml vaj luledielli
  9. Vanilje
Për ganachen
  1. 200 gr çokollatë e zezë
  2. 100 ml pana
  3. 100 gr gjalp
Per torten
  1. Ngroheni furrën në 175 gradë. Përgatisni fillimisht qumështin me disa pika limoni ose mund të përdorni dhallë. Në një tas përzieni vezët me sheqerin dhe vajin. Më pas shtoni kafen dhe qumështin. Pastaj kakaon e përzier me miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave. Shtoni dhe vaniljen. Pregatisni tavën të lyer mirë me gjalp dhe futeni kekun në furrë për rreth 50 min. Bëni gjithmonë provën me shkopin.
Për kremin
  1. Vendosni në banjo mari çokollatën që të shkrijë. Shtoni gjalpin dhe panën dhe përziejeni mirë. Vendoseni në frigorifer dhe lereni të ftohet mirë duke e përzier herë pas here.
Inasweets http://inasweets.com/

Banana Pancakes

Receta | January 21, 2015 | By

Egg-and-BananaDieta? Jeni të detyruar të hiqni dorë nga gjerat e mira dhe me shume kalori? Mos u bëni merak unë do ju them një sekret që mos të hiqni dorë nga një mëngjes me petulla shumë të shijshme.

(more…)

Kek me kos (7gota)

Receta | January 11, 2015 | By

 

image

Keni dëgjuar ndonjëherë për kekun me 7 gota? Është një recetë super e thjeshtë pa patur nevojë të peshoni as një gjë. Si masë ju nevojitet vetëm një gotë 125 ml si ato te kosit të frutave. Pra le të përqëndrojmë vëmëndjen tonë tek gota e kosit dhe mos humbasim kohë me gramë dhe mililitra. Ky është keku më I mirë për mëngjes, I butë dhe me aromë fantastike.

(more…)

Tortë me kakao dhe krem limoni

Receta | January 11, 2015 | By

image

Nëse keni pak kohë për të bërë një tortë dhe pak përbërës në shtëpi receta ideale është torta plum cake.
Kjo është një recetë comfort food që mund t’a modifikosh sipas dëshirës, ju duhet vetëm pak fantazi. Me këtë recetë nuk rezikon asnjëherë të bësh figurë të keqe. Unë personalisht preferoj tortat me krem dhe jo shumë të thata dhe mendova që ti shtoj pak krem limoni. Mjafton të kesh në shtëpi miell, vezë sheqer dhe gjalp (që mund ta zëvëndësosh dhe me vaj) dhe Voila’

(more…)